Prokuroria Publike Themelore ka dalë me njoftim zyrtar – hetimi për tragjedinë në Koçan është zgjeruar edhe për 19 persona, transmeton TV21.
“Deri në fund të ditës, Prokuroria Publike Themelore në Koçan deri te Gjykata Themelore në Koçan do të dorëzojë propozim për shqiptim të masave adekuate për sigurim të pranisë të çdo të dyshuari të ri”, qëndron mes të tjerash në kumtesën e PPTh-së.