Vijon numërimi i votave në qendrat e votimit në Kosovë.
Deri më tani janë numëruar 92.10% e votave, ku në krye është Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti.
Këto janë rezultatet aktuale nga 7 komunat kryesore të Kosovës:
MITROVICË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar gati 90% të votave në Mitrovicë.
Atje, Vetëvendosje ka fituar me mbi 56.33% , ose ndryshe 17174 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka 30.70%, 9361 vota, kurse LDK-ja 6.37% apo mbi 1941 vota.
GJILAN
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve, ku deri tash janë numëruar 78.29 për qind e votave, Vetëvendosje në Gjilan ka dalur e para me 51.54 për qind apo 18 mijë e 813 vota.
E dyta është LDK me 21.73 për qind me 7 mijë e 933 vota, ndërsa PDK është e treta me 6 mijë e 229 vota apo 17.06 për qind.
AAK ka marrë 996 vota apo 2.73 për qind.
PRISHTINË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve, ku deri tani janë numëruar 96.51 për qind e votave, Vetëvendosje në Prishtinë ka dalë e para me 46.83 për qind apo 52,976 vota.
E dyta është LDK me 25.61 për qind me 28971 vota, ndërsa PDK është e treta me 20757 vota apo 18.35 për qind.
PRIZREN
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Sipas rezultateve, Vetëvendosje në Prizren ka dalë e para me 40.78 për qind apo 25,111 vota.
E dyta është PDK me 22.85 për qind me 14070 vota, ndërsa LDK është e treta me 6567 vota apo 10.66 për qind
AAK ka marrë 2935 vota apo 4.77 për qind.
Ky rezultat është nga 91.10 për qind të votave të numëruara në këtë komunë.
PEJË
Në Pejë, janë numëruar 81,82% e rezultateve.
Atje, VV-ja kryeson me 41.49%, ose ndryshe ka grumbulluar 15063.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 10160 vota, apo 27.99%.
AAK-Nisma kanë fituar mbi 4610 vota, apo 12.7%.
Kurse, PDK-ja 3664 vota apo 10.09%.
FERIZAJ
Edhe në Ferizaj, VV-ja ka fituar bindshëm.
Atje, partia në pushtet ka marrë 51% apo gati 26 mijë vota.
PDK-ja ka fituar 27.53% apo afër 14 mijë vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 12.82%, apo mbi 6 mijë e 500 vota.
GJAKOVË
Në Gjakovë, Vetëvendosje ka fituar 47.15% apo gati 17500 vota.
Aleanca me Nismën kanë fituar 19.70% apo 7300 vota.
LDK-ja atje ka marrë 16.68% apo mbi 6100 vota, kurse PDK-ja 10.23% apo gati 3800 vota.