WBO urdhëron që Usyk të përballet me Parkerin

Organizata Botërore e Boskit (WBO) ka urdhëruar që të nisin negociatat mes kampionit të peshës së rëndë në boks, ukrainasit Oleksandr Usyk dhe sfiduesit nga Zelanda e Re, Joseph Parker.

Usyk është kampion bote në versionet WBC, WBA, WBO dhe IBO.
Parker ndërkohë është kampion i përkohshëm në versionin WBO dhe sfidues i detyrueshëm i Usykut.

“Palët kanë 30 ditë për të arritur marrëveshje. Nëse nuk arrihet kjo atëherë Komiteti i WBO-së do të urdhërojë procesin e ofertave në përputhje me rregulloret”, u tha nga WBO.

Usyk në boksin profesionist i ka shënuar 23 fitore nga po aq meçe, përfshirë 14 me nokaut.
Joseph Parker në anën tjetër i ka shënuar 36 fitore (24 KO) dhe ka pësuar tri humbje.

Është ish-kampion në këtë version.

Share link