Koalicioni VLEN thotë se Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela po përpiqen që të ndërtojnë perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, por sipas VLEN, atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike, pasi siç shtojnë, BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe po kërkon arsye për bojkotimin e tyre, transmeton TV21.
Nga VLEN rikujtojnë se kryeprokurori Lupço Kocevski është propozuar më 15 janar 2024 nga Artan Grubi dhe Krenar Lloga. Nga ana tjetër, VLEN thekson se nuk duan që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë në Koçan dhe nuk duam që asnjë shqiptar, pavarësisht përkatësisë politike, të jetë fajtor për humbje jete njerëzish.
Shkruajnë po ashtu se urojnë që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.