Kryeministri Edi Rama nisi sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale mbi një sërë çështjes, si reforma në drejtësi, largimi i shqiptarëve apo shteti bektashi.
Pyetjes së një komentuesi mbi ish- ministrat në hetim nga SPAK, Rama iu përgjigj se PS ka treguar vullnet për t’i dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të barabartë pavarësisht kostove.
Komentuesi: Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg.
Rama: Po si i numëron një herë? Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu.
Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet.