Vazhdon periudha e motit me vranësira dhe reshje të shiut

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me paraqitje të rralla të bubullimës. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale pritet të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup parashikohet mot i ndryshueshëm, i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me bubullima të rralla. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

Share link