Zgjerohet hetimi për tragjedinë e Koçanit. Listës së të dyshuarve i shtohen edhe një ministër aktual, ish ministra, zyrtarë e ish zyrtarë. Sipas skemës të cilën kohë më parë e publikoi edhe Alsat në listë janë shtuar të gjithë ish ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka Puls u pajis me licencë e deri në vitin 2024 kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës. Të ndaluar janë ministri aktual pa resor dhe ish drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim Shaban Saliu, ish ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi. Aktualisht Kuçi është ambasador në Norvegji, ndërsa në rrjetet sociale ai ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.
Tragjedia në Koçan/ Të dyshuar dy ish ministra të Ekonomisë
