Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti, ka njoftuar se është shpallur Thirrja e re Publike për Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore nga programi IPARD III. Ky program është mundësi për bujqit të zhvillojnë ekonominë e tyre.
Sot është shpallur Thirrja e re Publike për masën 1 “Investime në mjete themelore të ekonomive bujqësore” nga programi IPARD III.
Buxheti total i Thirrjes Publike është 7.415.335 euro.
Mjetet financiare të Thirrjes Publike janë të dedikuara për sektorët prioritarë në vijim:
Prodhimi bimor
Blegtoria
Peshkimi
Përpunimi dhe marketingu direkt i produkteve bujqësore vetanake të një ekonomie bujqësore
Prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme për konsum vetjak
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për projekte është 29.03.2025
Për më shumë informacione në linkun e mëposhtëm: