Një nxënës i shkollës “Fan S Noli” në Podujevë, është therur me thikë të mërkurën.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:10 shkaku i një mosmarrëveshje.
“Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.
Viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga mjeti i mprehtë.
Ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.