Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist.
“Modeli i arsyetimit”, një formë e përparuar e Inteligjencës Artificiale, u paraqit në shtator 2024 nga kompania amerikane OpenAI.
Modeli i quajtur O1 përdor një “zinxhir mendimi” për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira në shkencë dhe matematikë, duke zbërthyer problemet sipas hapave dhe duke vënë në provë qasje të ndryshme prapa skenave, përpara se t’ia paraqesë përfundimin përdoruesit.
Sapo u shpalos ky model, nisi menjëherë një garë për të kopjuar metodën. Në dhjetor, Google paraqiti një model arsyetimi të quajtur “Gemini Flash Thinking”. Disa ditë më vonë, OpenAI u përgjigj me O3, një përditësim i modelit O1.