Edhe pse kualifikimi për Kampionatin Botëror përmes kualifikuesve në Evropë sapo ka filluar, tashmë dihen pesë shtetet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së vitit 2026.
Mikpritësve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë, iu bashkuan edhe dy skuadra të tjera përmes kualifikueseve.
Bëhet fjalë për Japoninë, e cila arriti ta konfirmojë këtë javën e kaluar dhe skuadra më e re, Zelanda e Re, e cila fitoi vendin e caktuar për Oqeaninë.
Zelanda e Re fitoi 3-0 ndaj Kaledonisë së Re, duke u kualifikuar kështu në Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e saj.
Michael Boxall, Kosta Barbarouse dhe Elijah Just ishin golashënuesit që e çuan Zelandën e Re në mesin e skuadrave më të mira në botë. Vlen të theksohet se ylli më i madh i skuadrës, Chris Wood, është dëmtuar dhe kjo mund të sjellë telashe për Nottingham Forest dhe tifozët e saj në luftën për Ligën e Kampionëve.