Marcus Rashford është transferuar te Aston Villa. Klubi nga Birminghami ka arritur marrëveshjen me Manchester United, teksa bëhet fjalë për një huazim.
Sulmuesi anglez mund të debutojë me skuadrën e re në ndeshjen e radhës në kamnpionat, atë ndaj Ipsëich, takim i programuar për datën 15 shkurt.
“Do të doja të falenderoja Manchester United dhe Aston Villa që e kanë bërë realitet këtë marrëveshje huazimi. Isha me fat që disa klube më kontaktuan mua, por Aston Villa ishte një vendim i lehtë. Me të vërtetë e admiroj mënyrën se si Aston Villa po luan këtë sezon dhe ambiciet e trajnerit”.
“Unë vetëm dua të luajë futboll dhe jam i emocionuar të fillojë. I uroj të gjithëve tek Manchester United më të mirën për pjesën e mbetur të sezonit”, ishin fjalët e Rashford pas firmës.