Gjykata Civile nxjerr zbuluar vendimin e Gjykatës Penale për kujdestarinë e Asmir Jahoskit për fëmijëve të tij. Nga dokumenti që siguroi ekskluzivisht TV21, në bazë të nenit 20, pika 1 e Ligjit për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik, Gjykata Civile mohon të ketë dhënë një vendim për kujdestari të katër fëmijëve të Asmir Jahoskit, tre prej të cilëve janë të mitur thuhet në arsyetimin e gjakësit të procedurës paraprake. Në fakt, kjo ishte një nga tre arsyet që pronari i “Pucko Petrol” i shpëtoi paraburgimit dhe po mbahet në arrest shtëpiak si i dyshuar për rastin “Mazuti”.
“Gjykata Themelore Shkupi 2, njofton se personi Asmir Jahoski, i lindur me 19.10.1984 me adresë në fshatin Pllasnicë, nuk ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Civile për kujdestarinë e fëmijëve të tij. Sipas informatave të ofruara në përputhje me sistemin operativ AKMIS që përdoret në punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për personin Asmir Jahoski është detektuar vetëm një lëndë ‘P1 nr.3081/12’ për një borxh që një person T.C. i ka atij, lëndë e cila ka pasur aktvendim më 03.04.2013”, thonë nga Gjykata Themelore Civile Shkupi 2.
Ndërkaq Prokuroria Publike për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paraqitur ankesë te Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup për shkak të një shkelje të konsiderueshme të dispozitave të procedurës penale dhe kërkon që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si dhe të merret vendime të pranuara sipas ankesës.
Në opinion dhe rrjete sociale u spekulua se në këtë vendim ka ndikuar Kryeprokurori i këtij organi Islam Abazi, me origjinë nga Kërçova. Këto spekulime detyruan Prokurorinë që të del me reagim.
“Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për gjoja presione ndaj tyre në lidhje me rastet që trajtojnë dhe publikisht i dënojnë këto deklarata që cenojnë integritetin e tyre. Gjatë punës së deritanishme të të gjithë prokurorëve në këtë prokurori, pa asnjë përjashtim, në asnjë moment as nga Prokurori Publik Themelor, Islam Abazi, e as nga ndonjë tjetër, nuk është rrezikuar pavarësia dhe përgjegjësia e tyre në kryerjen e funksionit”, deklarojnë nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq, nga 13 të dyshuarit për tenderët me mazut, vetëm 4 përfunduan prapa grilave. Ndonëse Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi masën e paraburgimit për 5 të dyshuarit. Tani më ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski është i arratisur që nga ndjekja për rastin tjetër “Aditiv”. Për këtë të fundit po mbahet në paraburgim edhe ish-drejtori komercial Ardijan Muça, i cili bashkë me të tjerët tani dyshohet edhe për keqpërdorimet e furnizimeve publike të mazutit në TEC-Negotinë. Në mesin e të paraburgosurve është edhe Ratko Kaposhevski, pronar i kompanisë RKM-Energy, e cila sipas organit të akuzës në periudhën 2021-2023 dyshohen për dëmtimin e buxhetit të shtetit prej 167.549.985 euro.
“Gjykata Themelore Shkupi 2, njofton se personi Asmir Jahoski, i lindur me 19.10.1984 me adresë në fshatin Pllasnicë, nuk ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Civile për kujdestarinë e fëmijëve të tij. Sipas informatave të ofruara në përputhje me sistemin operativ AKMIS që përdoret në punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për personin Asmir Jahoski është detektuar vetëm një lëndë ‘P1 nr.3081/12’ për një borxh që një person T.C. i ka atij, lëndë e cila ka pasur aktvendim më 03.04.2013”, thonë nga Gjykata Themelore Civile Shkupi 2.
Ndërkaq Prokuroria Publike për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paraqitur ankesë te Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup për shkak të një shkelje të konsiderueshme të dispozitave të procedurës penale dhe kërkon që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si dhe të merret vendime të pranuara sipas ankesës.
Në opinion dhe rrjete sociale u spekulua se në këtë vendim ka ndikuar Kryeprokurori i këtij organi Islam Abazi, me origjinë nga Kërçova. Këto spekulime detyruan Prokurorinë që të del me reagim.
Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në opinion për gjoja presione ndaj tyre në lidhje me rastet që trajtojnë dhe publikisht i dënojnë këto deklarata që cenojnë integritetin e tyre. Gjatë punës së deritanishme të të gjithë prokurorëve në këtë prokurori, pa asnjë përjashtim, në asnjë moment as nga Prokurori Publik Themelor, Islam Abazi, e as nga ndonjë tjetër, nuk është rrezikuar pavarësia dhe përgjegjësia e tyre në kryerjen e funksionit”, deklarojnë nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.