Në një diskutim të gjatë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por një moment tjetër ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut. Gjatë bisedës mëngjesin e së martës, për shkak të disa problemeve teknike, Rama ka përplasur tavolinën dhe ka shpërthyer me një “Fuck you”, moment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Kryeministri i ka qëndruar tërësisht spontan këtij shpërthimi, duke e cilësuar si një reagim pasionant: “Kështu e kam unë, jam pasionant”, ka thënë Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar duke shpërndarë këtë moment në rrjetet sociale dhe duke e komentuar me ironi. Ai ka theksuar se ky shpërthim është një pasqyrë e temperamentit të kryeministrit dhe ka shtuar me humor: “Lëre drogën, të merr shëndetin!” Duke e lidhur këtë reagim me Chris LaCivita-n, konsulentin që udhëhoqi fushatën e Donald Trump dhe që tani do të drejtojë atë të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Berisha ka shtuar: “Edvin jep dorëheqjen!”
Në një tjetër reagim për arrestimin e Veliajt, Rama ka shprehur shqetësimin për mënyrën si është trajtuar çështja, duke thënë se Veliaj u arrestua pa gjyq, dhe se qyteti i Tiranës mbeti “pa kokë” pas Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.