Të paktën 79 persona kanë humbur jetën, ndërsa 155 janë lënduar pasi që është shembur çatia e diskoteke në Republikën Dominikane, njoftoi shefi i agjencisë për ndihmë gjatë katastrofave, Huan Manual Mendez.
Sipas BBC-së, kanë humbur jetën të paktën 98 persona, ndërsa 150 ja në lënduar.
Pjesë të çatisë janë shembur mbi vizitorët në koncertin e këngëtarit Rubi Perez.
Gazeta Listín Diario‘, duke cituar menaxherin e Perez, njoftoi se ka vdekur edhe muzikanti. Autorietet lokale fillimisht nuk e kanë konfirmuar informacionin. Perez, i cili ka qenë i famshëm në Amerikën Latinë, fillimisht është raportuar mes të lënduarve.
Në fateqësi ka vdekur edhe guvernatorja rajonale e provincës Monte Kristi, Nelsi Kruz, publikoi vëllai i saj në Instagram.
Ka vdekur edhe ish-lojtari i bejsbollit Toni Blanko, i cili ka luajtur në SHBA nëntë vite dhe tetë të tjera në Japoni, njofton liga e bejsbollit.
Shkaku për shembjen e çatisë ende nuk dihet.
Më shumë se 300 shpëtimtarë kërkojnë trupat e bllokuar nën rrënojat me ndihmën e kamerave termale.
Presidenti i Republikës Dominikane, Luis Abinader e ka vizituar vendin e katastrofës. “Na vjen thellësisht keq për tragjedinë në klubin e natës Xhet Set”, shkroi ai në X.
“Të gjithë shpëtimtarët ofrojnë mbështetjen e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur në operacionin e shpëtimit. Lutjet tona janë me familjet e të prekurve”, shtoi ai.