Deklarata e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti se brenda vitit do të punësohet 2 deri në 3 mijë shqiptarë në administratën publike, ka ngjallur edhe sot reagime politike. Opozitarja LSDM e quan deklaratë skandaloze të paprecedentë. Zëdhënësja Bogdanka Kuzevska akuzoi për partizim të administratës, njëjtë si në kohën e Gruevskit, gjersa hodhi edhe dyshime nëse lista e këtyre punësimeve tashmë është në tavolinën e kryeministrit Mickoski.
“Punësimet” përplasin opozitën dhe pushtetin, pretendimin për 3.000 punësime VMRO-ja e quan gënjeshtër
