Po luante në park – druri rrëzohet mbi fëmijën 10-vjeçar në Shkup!

Një ngjarje tejet shqetësuese ka ndodhur gjatë pasdites së ditës së djeshme, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. 

Një drurë është rrëzuar mbi fëmijën 10-vjeçar, teksa ai luante në park në një nga komunat e Shkupit.

Fëmija ka përfunduar në Spital si pasojë e lëndimeve të rënda.

“Më 04.03.2025 rreth orës 15.00 në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 13.30, në park në rrugën “Nikolla Rusinski” në rajonin e Karposhit – Shkup një dru ka rënë mbi fëmijën 10-vjeçar nga Shkupi, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Share link