Po digjte Kuranin jashtë ambasadës turke në Londër, sulmohet me thikë burri

Një burrë është sulmuar me thikë pasditen e së enjtes jashtë ambasadës turke në Londër. Sipas burimeve, viktima po digjte Kuranin kur një person i panjohur e sulmoi me thikë.

Viktima ka pësuar lëndime në duar dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim. Autoritetet kanë konfirmuar se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar nga policia dhe akuzohet për armëmbajtje dhe lëndime të rënda trupore. Hetimet mbi rrethanat e ngjarjes janë ende në vijim.

Share link