Përqafimet kanë një efekt pozitivë në zhvillimin e trurit. E kjo vlen shumë për fëmijët.
Studimet kanë konfirmuar se përqafimi i fëmijëve mund të stimuloj sistemin e tyre nervor, gjeneron optimizmin, dhe vetëbesimin dhe po ashtu mund të liroj kemikatin e njohur si ‘oxytocin’ që mund të forcojë sistemin e imunitetit.
Një studim ka gjetur se përqafimi i fëmijëve ndikon në uljen e nivelit të stresit te fëmijët. Afeksioni fizik është shumë i nevojshëm tek fëmijët, pasi që zvogëlon nivelin e stresit, frikës dhe ankthit.
Përqafimet ndaj fëmijëve mund t’i bëjë ata edhe më të mençur, pasi sipas studimeve përqafimet përmirësojnë kujtesën.