Ka përfunduar mbrëmjen e së premtes procesi i numërimit të votave në Kosovë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën, kanë marrë më së shumti vota, duke përfshirë rezultatet preliminare, votat e diasporës, me kusht dhe të personave me aftës të kufizuara. E dyta mbetet Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën dhe të tjerët.
Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë
