Përfaqësues nga institucionet kompetente kanë hyrë në objektin e Komunës së Koçanit për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me përgjegjësitë e administratës komunale lidhur me lejet dhe funksionimin e diskotekës “Pulse”.
Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë informacionin, por nga Prokuroria ende nuk ka dhënë informacion zyrtar nëse prokurorët e tyre kanë hyrë në objektin e komunës.
Kujtojmë se në zjarrin që shpërtheu në diskotekën Pulse në Koçan mëngjesin e së dielës jetën e humbën 59 persona dhe 150 të tjerë u lënduan.