Paralajmëroi “plan për të ardhmen”! Masar Omeragiq në krye të FFM-së deri në vitin 2029

Në kuvendin e rregullt zgjedhor, Masar Omeragiq u zgjodh njëzëri për një mandat katërvjeçar si kryetar i FFM-së. Ai do të jetë në krye të futbollit të Maqedonisë në katër vitet e ardhshme.

“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për problemet e së kaluarës – por për të parë përpara, drejt një vizioni dhe strategjie të re për futbollin maqedonas. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka për obligim të vendosë drejtim të qartë, të krijojë sistem që do të garantojë zhvillim afatgjatë dhe do të kthejë besimin tek të gjithë ata që janë pjesë e këtij sporti”, tha Masar Omeragiq, kryetar i FFM-së.

Si strategji zhvillimore ai përmendi tre fusha në të cilat duhet punuar siç duhet për të arritur sukses. Kategoritë e të rinjve, si shtyllë e sukseseve të ardhshme, infrastrukturë moderne që do t’u mundësojë futbollistëve të përparojnë dhe Federatë që do të punojë në mënyrë transparente, profesionale dhe në interes të futbollit.

“Po punojmë për një strategji të re të përgjithshme: Pa kategori të forta të rinjsh, nuk ka ardhmëri. Do të investojmë në kushte më të mira për stërvitje, përzgjedhje të talenteve dhe edukim të trajnerëve. Synimi ynë është të krijojmë futbollistë të rinj që do të jenë edhe një herë konkurrues në kualifikueset europiane. Në atë drejtim, një nga gjërat e rëndësishme është krijimi i sistemit skauting brenda federatës sonë që do të ketë një synim të vetëm – që talentët e Maqedonisë nga jashtë të kenë një zgjedhje – fanellën e Maqedonisë”, shtoi Masar Omeragiq, kryetar i FFM-së.

Menjëherë u mbajt edhe një mbledhje e Këshillit Drejtues me çka u përcaktuan 14 anëtarët e rinj. Këshilli Drejtues mbështeti idenë dhe votoi për dy nënkryetarë të FFM-së, të cilët do të jenë Marjanço Stojkovski nga LKF Prilep dhe Xhevat Dibrani nga LKF Strugë.

Share link