OpenAI po punon në një rrjet social të ngjashëm me X raportoi The Verge ditën e Marte duke cituar burime të shumta të afërta me çështjen.
Është prototip i brendshëm i përqendruar në gjeneruesin e imazheve të ChatGPT që ka një kohështrirje sociale thoshte raporti.
CEO i OpenAI Sam Altman në mënyrë private ka kërkuar përshtypje dhe vlerësime nga figura të jashtme lidhur me projektin që është ende në fazat e hershme. Është ende e paqartë nëse kompania do të lançojë rrjetin social si një aplikacion më vete apo ta integrojë direkt në ChatGPT.
Kjo lëvizje do të përshkallëzonte më tutje tensionet mes Altman dhe miliarderit Elon Musk i cili është pronari i X por edhe bashkëthemeluesi i OpenAI. Ai u largua nga startupi AI në 2018-ën.
Tensionet mes dy liderëve teknologjikë janë përshkallëzuar në muajt e fundit. Në Shkurt një konsorcium investitorët udhëhequr nga Elon Musk bëri një ofertë prej 97.4 miliardë dollarë për të blerë OpenAI, ofertë e cila u refuzua menjëherë nga Altman.
Një rrjet social nga OpenAI gjithashtu do të vinte në konkurrencë të drejtpërdrejtë me gjigantin e industrisë Facebook. /PCWorld Albanian
OpenAI është duke zhvilluar një rrjet social të ngjashëm me X
| Shpërndaje