Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 95 mijë persona të papunë

Shkalla e papunësisë në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arriti në 11.9%, sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas statistikave, në vend ka rreth 95 mijë qytetarë të papunë, të cilët përfshihen në kategorinë e popullsisë në moshë pune. Industria përpunuese mbetet sektori me numrin më të madh të të punësuarve.

Gjithashtu, sipas ESHS, shkalla e aktivitetit për këtë periudhë është 52.5%, ndërsa shkalla e punësimit arrin në 46.2%.

Share link