Kumanova është vërshuar nga marshi i të rinjve këtë mbrëmje, ku u kërkuar drejtësi dhe luftim të korrupsionit, për siç thanë, jo vetëm për tragjedinë në Koçan, por në të gjitha sistemet, transmeton TV21.
Teksa marshuan, njëra nga pjesëmarrëset para kamerës së TV21 u shpreh e revoltuar, pasi siç tha, “duke mos u luftuar korrupsioni, ai ka nisur të na mbysë”.
“Drejtësi për të gjithë dhe reforma tani! Tani, menjëherë duhet të ketë! Drejtësi për të gjithë dhe reforma tani, sepse nuk do të ndryshohet kjo me dorëheqje. Nuk do të kalojë lehtë as me dorëheqje, as me lojëra politike. Korrupsioni ka filluar të na mbysë. Derisa nuk themi: “Mjaftë është”. Sikur të jenë dhjetë reforma nga brenda, nga ne, nga vendet e punës, nga institucionet të cilat janë ngatërruar në burokraci dhe korrupsioni e mito, tashmë kemi filluar të vdesim. Mjaftë është”, tha njëra nga marshueset./TV21