Mijallkov dëshiron të rikthehet në biznes përmes “ZK Pellagonija” dhe “Zdravje Radovo”

Best Vej Investment”, kompania e Jordan Mijallkovit, djalit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, dëshiron sërish të jetë pronar i “Sofia Gradba”, kompania që është aksioneri më i madh në “ZK Pelagonija” dhe pothuajse njëqind për qind pronar i fabrikës së qumështit “Zdravje Radovo”, përcjell TV21.

Më 10 mars, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës mori njoftim se “Best Vej Investment” dëshiron të marrë kontroll të përbashkët me “Orka Holding” mbi “Sofia Gradba” përmes shit-blerjes së aksioneve.

Aksionet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë 50-50. Ndryshe, “Orka Holding” tashmë ka në pronësi “Sofia Gradba”, dhe partneri i dytë aktual është “Delta 2015 Konstrakshen”, transmeton “Faktor“. Mbetet për t’u parë nëse kompania “Delta 2015 Konstrakshen” do të shesë aksionet e saj.

Mijallkov, përmes “Best Vej Investment” ishte pronar i “Sofia Gradba”, në periudhën kur vendosi të dorëhiqet nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare (DSK), dhe të bëhet biznesmen. Por me hapjen e rastit “Perandoria”, humbi pronësinë.

Share link