Tetovë, 16 prill – Pas deklaratës së mbrëmshme nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti, kanë nisur reagime që tregojnë përforcimin dhe konsolidimin e koalicionit VLEN.
Deputeti i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, përmes një reagimi në Facebook, dha një mesazh optimist dhe të qartë për të ardhmen e koalicionit:“Truth always prevails. Let’s go for the next victory.”(Që në shqip përkthehet: “E vërteta gjithmonë mbizotëron. Le të shkojmë për fitoren e radhës.”)
Ky reagim tregon qartë se brenda VLEN-it mbizotëron qetësia, maturia politike dhe vullneti për të ecur përpara, pavarësisht deklaratave të ndara. Në vend që të shihet si përçarje, ky zhvillim po interpretohet si një fazë e re e konsolidimit të strukturave dhe përgatitjeve për sfidat zgjedhore që vijnë.
Burime nga brenda koalicionit theksojnë se VLEN mbetet një platformë gjithëpërfshirëse, e hapur dhe e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni është në fazë riorganizimi dhe mobilizimi për të siguruar rezultate edhe më të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.
Mesazhi i Azizi-t, që përçon unitet dhe besim, është dëshmi se VLEN jo vetëm që nuk tronditet, por përforcohet në frymën e bashkëpunimit dhe qëllimeve të përbashkëta politike.