Në mëngjes mot i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të përkohshme lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë Celsius.