Marketet në Maqedoni të Veriut do të obligohen t’i publikojnë online çmimet e produkteve

Nga mesi i muajit prill, të gjitha marketet e mëdha dhe të mesme obligohen që çmimet e produkteve t’i publikojnë online, me qëllim që qytetarët të mund t’i shohin paraprakisht dhe të mund të zgjedhin se në cilin market do të bëjnë Pazar.

Ditët në vijim vendimi qeveritar do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa më pas do të publikohen rregulloret sipas të cilave duhet të veprojnë marketet. Kush nuk i respekton masat, janë paraparë gjoba.

“Ky ligj vlen të potencohet se do të hyjë në fuqi vetëm për tregtarët me pakicë, të mesëm dhe të mëdhenj. Duke i përjashtuar tregtarët mikro dhe tregtarët individual, gjegjësisht dyqanet e lagjeve. Gjobat që do të variojnë për gjithë ata tregtarë të cilët nuk do të respektojnë këtë vendim është prej 500 deri në 10,000 euro, duke përfshirë edhe mbylljen e marketeve për 15 ditë”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë, transmeton KosovaPress.

Ministri Durmishi njoftoi se është hapur procedurë për kundërvajtje kundër katër zinxhirëve të marketeve, të cilat siç tha, bashkë me Lidhjen e Odave Ekonomike kanë lidhur marrëveshje për formim të çmimeve. Për këtë, sanksionet mund të lëvizin miliona euro, ose 10% e të ardhurave vjetore.

Share link