Maqedoninë e Veriut e pret javë me reshje shiu

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë. 

Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme, kur reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohen me bubullima dhe erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë). Lokalisht do të ketë reshje të mëdha shiu (mbi 20 litra për metër katror në 24 orë).

Deri të enjten do të fryjë erë jugore, e cila nesër do të shtojë intensitetin, ndërsa nga e premtja do të fryjë nga veriu.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *