Liderët e VLEN-it urojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet në Kosovë

  • Liderët e VLEN-it, Izet Mexhit, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Në një postim në Facebook, zv. kryeministri Izet Mexhiti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shembull dhe frymëzim se e drejta ngadhënjen edhe kur duket e pamundur.

“Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime Vetëvendosje. Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzion. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.

Taravari thotë se është koha që ata që ishin vendosur kundër Kurtit, t’i japin atij mundësinë e njohjes.

Share link