Lëvizja BESA Sqarim mbi Deklaratat e Z. Taravari: Asnjë Komunikim me BDI-në dhe Ali Ahmetin

Lëvizja BESA dëshiron të sqarojë deklaratat e bëra nga z. Taravari, ku përmendet se liderët e tjerë të VLEN-it kanë komunikim me Ali Ahmetin. Në këtë kuadër, është e rëndësishme të theksojmë se as kryetari Bilall Kasami dhe asnjë tjetër eksponent i Lëvizjes BESA nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj komunikimi me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Ky sqarim është i nevojshëm për të ruajtur transparencën dhe korrektësinë ndaj anëtarësisë dhe mbështetësve tanë.

Qytetarët dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA janë të vetëdijshëm se që nga themelimi i partisë, kemi ruajtur një distancë të qartë dhe të qëndrueshme nga BDI-ja, duke e refuzuar çdo mundësi komunikimi me të. Ky distancim ka qenë gjithmonë i pranishëm, veçanërisht kur ka qenë e nevojshme të merreshin masa për të shpëtuar nga dështimet dhe gabimet e BDI-së. Nuk ka asnjë arsye për të hapur kanale komunikimi me një parti që ka dështuar të adresojë problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nëse do të kishim pasur ndonjë lloj komunikimi, do të ishte bërë publik dhe do të ishim të hapur për të diskutuar me qytetarët dhe mbështetësit tanë.

Për Lëvizjen BESA, Ali Ahmeti dhe BDI janë fajtori kryesor i gjendjes së shqiptarëve në këtë vend. Më shumë se kurrë, është e qartë se sa më shpejt që Ahmeti të pensionohet politikisht, aq më mirë do të jetë për të dhe për të gjithë shqiptar

Share link