Eftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Eda, për të komentuar konkurrentët, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në reality show.
“Gerta është mirë, do kisha dashur të tregonte pak më shumë autoritet, të tregonte që është motra e Oltës, t’iu afronte standardit të saj. Olta ka qenë argumentuese shumë më e lartë se Gerta”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Lidhur me nominimin e kësaj jave, Eda u shpreh:
“Sa i përket Loredanës, ajo bëri diçka shumë të shëmtuar. Çfarëdo që do ketë ndodhë mes saj dhe Tirit s’duhej t’ia thoshte në sytë e të dashurës së tij. Këto gjëra publiku i do. Më e rrezikuara është Livia dhe më vjen keq”.
Kë shikon ajo në finale?!