Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar pretendimet e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, se KFOR-i ka pasur një “listë të zezë” që ndalonte hyrjen e disa qeveritarëve në komunat e veriut të Kosovës.

Krasniqi theksoi se asnjëherë nuk i është ndaluar hyrja në veri nga KFOR-i dhe se ka pasur komunikim të rregullt për lëvizjet në atë zonë.

“Jo asnjëherë. Kryetari e ka bërë deklaratë dhe është mirë me pyet saktësisht cilës pjesë po i referohet. Por kemi pas komunikime të rregullta edhe kemi pas kohë pas kohe edhe njoftime për lëvizjet tona në veri. Mos të harrojmë situatën në ditën një kur i kemi dërguar kryetarët në zyre dhe tash. Situata ndryshon edhe në këtë raport”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Share link