Krasniqi pyetet për çështjen e “hajvanatit” pas takimit me Kurtin: Fjalët më të rënda na i ka thënë në të kaluarën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot realizoi një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, përcjell TV21. Krasniqi tha se takimi është mbajtur me qëllim zhbllokimin e situatës në Kuvend,, duke shtuar se PDK mbetet në qëndrimin se nuk do ta votojë Albuena Haxhiun për kryepalramentare, ndërkaq, theksoi se pret që Kurti ta ndryshojë kandidaten. I pyetur nëse ia ka përmendur Kurtit në takim deklaratën e tij, ku opozitën i quajti “hajvana”, Krasniqi tha se ajo deklaratë vetëm paraqet personalitetin e Kurtit.

“Nuk është hera e parë që Z.Kurti ka fyer kundërshtarë politik, ka pasur fjalë shumë më të rënda në të kaluarën. Unë e di që ju jeni lidhur për një fjalë të papranueshme, që është e vërtet, por fjalët më të rënda ne e i ka thënë në të kaluarën. Na ka thënë fjalë që nuk do të kisha qejf t’i përsëris. Ne nuk jemi këtu në baza individuale dhe si të them në baza të pëlqimeve tona reciproke, individuale, personale. Unë kam përgjegjësi politike. Jam kryetar i PDK-së. Më duhet t’i përfaqësojë qytetarët që më kanë dhënë besimin, edhe me njerëz të cilët nuk kam qejf me nejt, duhet me u ulë ndonjëherë. Pse? Sepse është papërgjegjësi të thuash jo nuk më pëlqen ky. Ajo është punë e shoqërisë. Unë këtu nuk kam takuar dikë për shoqëri, as nuk do të takojë në të ardhmen. Kam ardhur ta kryejë detyrën time politike”, tha Krasniqi

Share link