Kasami: Shumica në VLEN duam të shkojmë bashkë në zgjedhje lokale! Taravari kërkon që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme

I pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se brenda koalicionit VLEN, shumica duan që edhe në zgjedhjet lokale të shkojnë bashkë, por siç tha, për dallim nga Arben Taravari që kërkon që, në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme

“Po qëndrimi dominant brenda VLEN-it është se ne shkojmë si koalicion. Kemi marrë mandat nga qytetarët në pushtetin qendror dhe gjithashtu, kërkesa e qytetarëve është që ky koalicion të vazhdoj bashkë edhe në zgjedhjet lokale. Pjesa dominante e koalicionit jemi të unifikuar që shkojmë bashkë edhe për kandidatët për kryetarë të komunave dhe për listat për këshilltarë. Sigurisht, duke pasur parasysh që është koalicion me shumë parti politike ka edhe mendime ndryshe. Kjo është e njohur për opinionin që kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në bazë të informative Brenda ASH-së, ekziston kërkesa që të shikohet mundësia që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme”, tha Kasami.

Share link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *