Kasami i bindur për emrat e rrugëve në Tetovë, Mickoski: Emrat nuk ndryshohen, por emërtohen ato pa emra

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë do të ndodhë, dhe emrat e rrugëve do të përfaqësojnë aspektin etnik të qytetit dhe orientimin pro evropian të vendit, deklaroi kryetari i kësaj komune Bilall Kasami. Sipas tij në Tetovë nuk ka pse vendosen emra kaukaz.

“Nga viti 90 e këndej kemi një orientim të ri ideologjik, ajo është demokracia, sistemi shumë partiak dhe orientimi proevropian dhe ky është bazamenti i këtij procesi për emërtimin e rrugëve në Tetovë. Unë e dhashë një shembull konkret se çfarë ka Maqedonia e Veriu dhe Tetova me Kaukazin. Nuk duam të jemi Çeçeni apo s’di cili shtet. Maqedonia është shtet evropian dhe nëse duhet të kemi emërtim të ndonjë regjioni ai duhet të jetë regjion europian me te cilinë ne duhet të identifikohemi”, u shpreh Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami tha se emrat e rrugëve do të jenë në bazë të përkatësisë etnike çdo komunitet do t’i zgjedh vetë emrat.

“Unë besoj se vetë maqedonasit do kërkojnë t’i ndryshojnë dhe ne si komunë e Tetovës dhe pjesa shqiptare e komisionit nuk do të imponojë emërtime që kanë të bëjnë me komunitetin maqedonas”, shtoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kryeministri Mickoski tha se nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus, por se vetëm do emërtohen rrugët që nuk kanë emra fare.

“E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë të tillë nuk mund ta shoh. Dhe e dyta, ka marrëveshje koalicioni, sa jam i informuar. Marrëveshja është që të gjitha rrugët që nuk kanë emra ose janë vetëm me numra të marrin emra të rinj, ndërsa ato që kanë emra të mbeten siç janë. Kjo është marrëveshja e koalicionit dhe vetëm kjo do të jetë e pranueshme”, potencoi kryeminsitri Hristijan Mickoski.

Në Tetovë ka gjithsej 297 nga të cilat 216 janë pa emra dhe pa numra. Për këtë shkak edhe u formua komisioni për emërtimin e rrugëve, në të cilin, ka anëtar edhe nga LSDM, të cilët reaguan të parët dhe kërkuan bllokimin e këtij procesi.

Share link