MPB njofton se me datë 11.04.2025, në ora 21:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Jordan Zlatanoski” e kanë privuar nga liria një të mitur 14-vjeçar nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe i është dorëzuar inspektorit për delinkuencë të të miturve, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Kapet me marihuanë, arrestohet një 14-vjeçar në Tetovë
