Kaosi në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiq – opozitës: Po e kënaqni Albin Kurtin dhe mediat në Kosovë

Në mesin e tensioneve dhe kaosit të krijuar në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq i tha opozitës serbe se, “po i kënaq Albin Kurtin dhe mediat në Kosovë” ndërkohë që në duar mbante foto nga raportimet e mediave në Kosovë. Përveç kësaj, Bërnabiq tha se, opozita e Serbisë, nga shqiptarët po shihet si heroinë.

“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj  deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare  në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera. /R

Share link