”Kam problem në mitër”, debat mes Eglit dhe Valbonës: Turp të kesh

Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës, duke eskaluar në britma dhe akuza. Gjithçka nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin duke i thënë: “Ti e di problemin që kam unë në mitër?”. Egli u përgjigj se nuk ishte në dijeni. Valbona e vazhdoi debatin me tone të larta. “A e di problemin që kam në mitër, se nuk jam unë Rozana Radi? A nuk dua fëmijë unë?”.

Egli u kundërpërgjigj: “Po ik moj budallaqe, hap veshët se çfarë po të them?”. Valbona nuk u ndal, duke e akuzuar Eglin se ai kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë. ”A e di kistin që kam në mitër tash ca vite? Turp të kesh! Kush je ti të më thuash nuk dua fëmijë? Turp të kesh”.

Koha YouTube Channel

Nga ana tjetër, edhe Egli e ngriti zërin, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën kundër tij. “Turp të kesh ti, që e përdor atë që thashë unë”. Tensionet arritën kulmin kur Valbona iu drejtua Eglit me fjalët: “Mos mu afro mua, i pafytyrë, pa karakter”. Egli u përpoq të shpjegonte situatën para banorëve të tjerë, duke argumentuar se fjalët ishin keqkuptuar dhe se Valbona po e përdorte debatin në favorin e saj.

Share link