Këtë rrugë çdo ditë e kalon familja Saliu nga fshati Baçisht i Kërçovës. Jetojnë në kushte të mjerueshme, sa dikujt edhe mund të mos i besohet se dikush jeton këtu.
Secili nga 3 katet e kësaj, nëse mund të quhet shtëpi, ka nga një dhomë. Në secilën prej tyre jeton një nga 3 vëllezërit.
Njëri prej tyre, ka familje 5 anëtareshe. Jetojnë në këtë dhomë që ka as kushtet elementare.
Dera e prishur, pa shtretër dhe pa asnjë kusht normal jetese.