Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
MPJ-ja e Izraelit ka uruar Kosovën në gjuhën shqipe.
Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Atyre u parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.
Ndryshe Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët