Simone Inzagi ka qenë i ndarë mes kënaqësisë për një barazim 3-3 në fushën e Barcelonës, por edhe shpërdorimit të mundësisë për të fituar këtë ndeshje, ku Interi i tij bëri mirë. Trajneri i zikaltërve, duke folur për “Prime Video”, u ndal te paraqitja e ekipit në fushën e katalanasve në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.
Ndjesitë pas barazimit…
Ka kënaqësi të madhe, bëmë një ndeshje të madhe, pastaj erdhi dy herë avantazhi dhe goli i anuluar që ende nuk e kuptoj pse. Ka keqardhje, por edhe vetëdije se kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër ekipit më të mirë në botë. Episodet mund të bëjnë diferencën, por nuk ndryshon asgjë në vlerësimin mbi performancën e këtyre djemve që ishin fantastikë.
Çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes?
U përpoqëm të rregullonim disa gjëra, nga ana tjetër ishte një lojtar që nuk e kisha parë prej 8-9 vitesh. Jamal krijoi probleme të mëdha për ne, pastaj qartësisht që ra pak. Në pjesën e dytë luajtëm me cilësi të madhe.
A e përgatitët kështu për të goditur mbrojtjen e lartë të Barcelonës?