I jepet fund matjeve të pasakta të rrymës elektrike në Maqedoni? Kërkohet që të vihet në funksion pajisja për kontroll, që qëndronte në bodrum për 7 vjet

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë, përcjell TV21. Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.

“Bëhet fjalë për një makineri – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët”, thonë nga Ministria.

Share link