Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kosot e jetesës së qytetarëve të Kosovës është bërë e papërballueshme. Sipas tij duhet një qasje tjetër për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
“Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave.Unë e mbaj fjalën! #PDK131”, shkroi Hamza në Facebook