Gjuha shqipe në Maqedoni, Kasami: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me çështje politike

Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me çështje politike dhe ka shumë çështje të tjera që duhet t’i zgjidh”, kështu tha i pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe shtoi se, ligji për gjuhën shqipe nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve, ndërkohë që uroi që kushtetuesja të sjell vendim në interes të shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera.

“Ne e kemi thënë edhe më herët që Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me çështje politike. Sigurisht që ligji si i tillë nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve por duhet të implementohet dhe ne besojmë që Gjykata Kushtetuese ka çështje tjera shumë të rëndësishme që duhet t’i zgjidh.  Në këtë drejtim, po të ketë çfarë do diskutimi sa i përket ligjit për gjuhët, uroj që Gjykata Kushtetuese të sjell vendime në drejtim të implemenitmit të të njëjtit dhe sigurisht që ky ligj të jetë praktik dhe i implementueshëm dhe në interest ë shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, tha Kasami.

Share link