Gjithçka ndodhi në seancën e parë fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot është mbajtur seanca e parë ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe Tom Dodajt.

Në seancën e sotme është bërë leximi i aktakuzës.

 Avokatët Ndrec Dodaj (avokat i Kushtrim Kokallës )dhe Agron Kuçi (avokat i Tom Dodajt) janë deklaruar se nuk e kanë pranuar me kohë aktakuzën.

Ata kanë kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër.  Gjykimi është udhëhequr nga kryetarja e Trupit Gjykues, Fatime Dermaku, kurse prokurore e rastit është Javorka Përlinçeviq.

Gjyqtarja Dermaku ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, për avokatin Ndrec Dodaj për shkak të mos respektimit të rregullave të gjykatës.  Më tutje gjyqtarja Dermaku ka vendosur që seanca të shtyhet për 31 janar në orën 11:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Share link