“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Tensione gjatë kësaj pasdite në Spitalin e Tetovës!

Një 9-vjeçar, me lëndime me kokë është sjellë për t’u mjekuar, por pasi ka marrë mjekimin fillestar, ai është lëshuar për në shtëpi.

Por, prindërit e fëmijët refuzojnë ta marrin fëmijën në shtëpi, kërkojnë ai të hospitalizohet.

Sipas tyre, fëmija është pa ndjenja dhe i duhet mjekim më i gjatë.

Pas dy orësh insistim, fëmija tani ndodhet në mjekim intensiv.

Rastin para kamerës së TV21 e kanë sqaruar disa të afërm të fëmijës së lënduar, pasi babai i tij ndodhej brenda për të gjetur zgjidhje për birin me ekipin shëndetësor.

Share link