Drejtësi për Kreshnikun, familjarë të Bekteshit dhe bashkëpartiakët organizuan ndeshje simbolike futbolli

Gjatë ditës së djeshme në Kërçovë në një aktivitet simbolik është organizuar një ndeshje futbolli në mbështetje të ish ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi me moton “Drejtësi për Kreshnikun”, shkruan Top24

Aktivitetin e ndoqën nga afër nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe familjarët e ish ministrit Bekteshi.

Së bashku me shokë dhe familjarë të Kreshnikut, morëm pjesë në ndeshjen e futbollit të organizuar nga të rinjtë dhe miqtë e tij në Kërçovë – një aktivitet simbolik, por me një mesazh të fuqishëm.

Përmes sportit, rinia ngriti zërin për drejtësi dhe liri për Kreshnikun, të burgosurin politik të kohës së demokracisë. Ky ishte një akt i qartë rezistence dhe solidariteti me të vërtetën dhe të drejtën.

Historia e ka dëshmuar se këto forma të presionit gjithmonë kanë dështuar, dhe kështu do të ndodhë edhe tani. E vërteta nuk mposhtet. Drejtësia do të ngadhënjejë!

Share link