Ish kryetarja e Komisionit Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Ukevdn, deputetja Ilire Dauti ka njoftuar se sot është thirrur sërish mbledhja e këtij komisioni, ndërsa thekson se propozim ligji për Branitellat nuk mund të shtohet në rend të ditës pasi i ka skaduar afati sipas Rregullore. Dauti i bën thirrje koalicionit VLEN që t’i bindë partnerët e koalicionit qeverisës që bashkërisht të votojnë ligjin e paralajmëruar për ushtarët e UÇK-së.
Sot në ora 11:00 është thirur Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe rini. Presim që mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”, sepse:
E para: E dinë deputetët që kërkojnë të shtohet kjo pikë, që nuk mundet të shtohet sepse afati sipas Rregullores moti ka kaluar edhe atë prej kur kanë kaluar 24 orët e para (shih fotografinë e parë) prej kur Afrim Gashi më kishte ngarkuar mua në atë kohë si Kryetare e Komisionit që ta shqyrtojmë Ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë të R. së Maqedonisë së Veriut (shih fotografinë e dytë). Ndryshe nga atëherë Kryesuesja e Komisionit sot, është e ngarkuar vetëm për Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, por jo edhe për branitellat (shih fotografinë e tretë).